Islamofobi Rajoni

Terroristi i inspiruar nga Skënderbeu kishte qenë në Ballkan për të studiuar historinë e vendeve ballkanike

Autoritetet bullgare kanë deklaruar se po hetojnë motivet e qëndrimit në Bullgari në vitin 2018 të terroristit i cili  kryeu sulmet në dy xhami në Zelandë të Re.

Australiani 28 vjeçar Brenton Tarrant, i cili kreu sulmet terroriste në dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandë të Re në të cilat u vranë 49 muslimanë dhe u plagosen mbi 40 të tjerë, nga 9 deri më 15 nëntor të vitit 2018, kishte qëndruar në Bullgari, ka thënë prokurori shtetëror bullgar Sotir Cacarov.

“Kanë filluar hetimet që të verifikohet nëse versioni i tij se ka dashur të zbulonte vende historike e të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i vërtetë”, ka thënë prokurori.

Nga ajo që përcjell portali b92, ministri bullgar i Punëve të Brendshme Mladen Marinov ka shtuar se qëllimi i hetimeve është që të sqarohen motivet e qëndrimit dhe kontaktet të mundshme të tij me persona të tjerë.

“Sipas rezultateve të para të hetimeve, nuk ka të dhëna për aktivitetet terroriste ose për kontakte me persona të dyshimtë në Bullgari”, ka thënë prokurori.

Hetuesit tashmë kanë informata të sakta për rrjedhën e qëndrimit të tij në Bullgari- ai kishte arritur në Sofje nga Dubai më 9 nëntor, kishte marrë me qira një veturë më 10 nëntor dhe kishte vizituar vendet historike në dhjetë vende bullgare.

Nga Bullgaria ishte larguar më 15 nëntor me aeroplan për në Bukuresht, atje kishte marrë me qira një veturë dhe kishte shkuar në Hungari, ka thënë prokurori.

Kjo nuk ishte hera e parë që australiani të kishte qëndruar në Evropën Juglindore.

Sipas po këtyre burimeve, ai në Ballkan kishte qëndruar nga 28 deri më 30 dhjetor 2016 kur me autobus kishte udhëtuar nëpër Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Zyrtarë bullgarë kanë theksuar se për këto hetime janë në kontakte me autoritetet në SHBA, Zelandë të Re, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbi e Mal të Zi, përcjell portali serb.

I dyshuari kryesor për sulmet terroriste në Zelandë të Re në të cilat u vranë 49 muslimane tek kryenin ritet fetare në xhami, kishte publikuar një shkrim sipas të cilit motivin për vrasjet e kishte “arsyetuar” me luftën e tij kundër emigracionit i cili kishte thënë se po evërshon ne kulturën e popujve të bardhë evropianë .

OPINIONE