Terrorizmi fillon në fëmijëri

nga Armand Ali.

Terroristi qe vrau muslimanët e pafajshem ne Zelanden e Re nuk perben ndonje rast te vecante per boten perendimore. Monstrat e tilla kane pothuajse dy dekada qe po rriten me shumice. Edukimi per aktet e dhunes dhe terrorit fillon tek femijet ne moshe te vogel dhe kjo falë videolojrave te ndryshme. Prej lojrave me te thjeshta qe mund ti luajne edhe femijet e vegjel e qe nuk kerkojne shume zgjuarsi jane GTA Vice City (2002) dhe GTA San Andreas (2005). Keto lojra i mesojne femijeve se te vrasesh dhe shkaterrosh eshte shume e thjeshte, madje edhe se mund te luftosh kunder policise dhe ushtrise. Ne ate loje mund te rrembesh makina, anije, avione dhe helikoptere. Aty mund te vjedhesh leke, te prishesh shtepi, te vrasesh njerezit ne rruge ose brenda shtepive te tyre etj. Keto dy lojra mjaftojne qe ti mesojne femijet me ndjenjen e shkaterrimit dhe vrasjes. Por ka edhe videolojra te tjera qe i mesojne femijet pak me te rritur sesi te terrorizojne dhe vrasin muslimanet. Kjo realizohet me videolojra qe simulojne lufterat e ndryshme qe ushtria amerikane ka kryer ne vende te ndryshme muslimane si ne Irak, Afganistan etj. Aty muslimanet paraqiten si terroriste ndersa lojtari zgjedh te behet ushtari “i mire” qe lufton terroristet. Pasi femijet rriten me keto mesime, ata fillojne te bombardohen mediatikisht me dezinformim te jashtezakonshem duke ju mesuar atyre urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimaneve.
Edhe rasti i terroristit kristjan qe masakroi muslimanet ne xhami eshte nje shembull i ketij edukimi. Ai eshte 28 vjecar, pra ne kohen kur ka dale per here te pare loja GTA Vice City ne 2002 ai ka qene 11 vjecar. I rritur me ate fryme qe ne vogeli, ai arriti te kryeje kete akt terrorist me qetesine me te madhe madje duke ndier kenaqesi per krimin monstruoz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne