Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur nga sulmi terrorist që ndodhi në metronë e qytetit të Shën Petersburgut në Rusi.
Rt.com shkruan se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur brenda një makine në sistemin e metrosë në momentin kur treni po udhëtonte nga stacioni i Institutit Teknologjik në stacionin Sennaya Ploschad, konfirmon komiteti kombetar i antiterrorit.
Guvernatori i Shen Petersburgut konfirmoi numrin e viktimave.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimet, ndërkohë që autoritetet po shqyrtojnë të gjitha shkaqet e mundshme, përfshirë edhe terrorizmin.
“Dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për më të dashurit e viktimave dhe të të plagosurve. Kam folur tashmë me udhëheqësit e shërbimeve speciale, përfshirë drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë. Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shërbimet speciale janë duke punuar dhe do të bëjnë gjithçka të mundur për të përcaktuar shkaqet dhe shkallën e plotë të asaj që ka ndodhur”, deklaroi Putin.//Gazeta Impakt