Terrorizmi Shtetëror dhe Pasojat e tij

Ali Huseini

Terrorizmi shtetëror është një term që i referohet ndërhyrjes së shteteve ose qeverive në punët e brendshme ose të jashtme të një qeverie tjetër duke zbatuar ose marrë pjesë në operacione terroriste ose duke mbështetur operacione ushtarake për të dobësuar dhe përmbysur qeveritë ose të gjithë organin qeverisës të atij vendi.

Siç pamë ditët e fundit, një sulm terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, kryeqyteti i Rusisë, vrau më shumë se 143 persona. Dokumentet e disponueshme tregojnë praninë e 4 terroristëve të armatosur në këtë koncert. Kjo ndodhi ndërkohë që regjimet perendimore akuzojne ISIS-in per kete sulm, ne nje kohë që qeveria ruse i ka hedhur poshte deklaratat e ISIS-it qe pranon përgjegjësi për këtë incident. Por çfarë ndodhi në të vërtetë dhe pse Rusia u bë viktimë e një sulmi terrorist? Duke i kushtuar më shumë vëmendje ngjarjeve të ditëve të mëparshme, mund të kuptohet se Rusia vuri veton ndaj planit të SHBA-së në lidhje me Gazën, një plan që ishte tërësisht në favor të regjimit sionist dhe kjo i zemëroi sionistët dhe meqenëse ky regjim ka një histori të gjatë. të mbështetjes së grupeve terroriste si ISIS dhe MEK (Muxhahedin-e Khalq), me këtë veprim tregoi se ka aftësi të eksportojë terrorizmin në vende të tjera siç ka bërë më parë. Në përgjigje të këtij akti terrorist, presidenti rus Putin deklaroi se nuk i vjen keq për mbështetjen e Gazës dhe edhe nëse ky vend dëmtohet nga Perëndimi, ai do të vazhdojë të mbështesë Palestinen.
Regjimi zionist i Izraelit, gjatë 75 viteve të jetës së tij ka bere luftera pa fund, gjakderdhje dhe agresione, dhe është simboli më i dukshëm i terrorizmit shtetëror në botë. Ky regjim, i cili u krijua në vitin 1948, ka nevojë për luftënxitje dhe terrorizem për të vazhduar mbijetesën dhe zgjerimin e tij. Për këtë arsye, ajo krijon grupe dhe milici terroriste te cilet veprojne së bashku me ushtrinë e tij, qëllimi i së cilës eshte zhdukja e palestinezëve dhe mbare njerezimit. Skuadrat e vrasjeve të bandave zioniste kane kryer vrasje te pafund në tokat palestine.
Disa ekspertë kane bere ndarje ndermjet terrorizmit shtetëror dhe mbështetjes shtetërore për terrorizmin. Sipas tyre, terrorizmi shtetëror është përdorimi i terrorit dhe kërcënimeve nga qeveri te caktuara ndaj qytetarëve të tyre apo vendeve te treta. Ndersa mbështetja shtetërore për terrorizmin nënkupton mbështetje (përmes trajnimit, armëve, parave ose azilit) si mjet për të avancuar politikën e jashtme të shtetit qe e mbeshtet ate.
Një nga përkufizimet më të zakonshme që mund të jepet ndaj “terrorizmi shtetëror” është si ai eshte përdorimi i vetëdijshëm i dhunës ose kërcënimeve me dhune nga agjentë te nje qeverie te caktuar kundër individëve ose grupeve kundershtare. Terroristet synojnë të kërcënojnë ose frikësojnë publikun e gjerë; dhe viktimat e drejtpërdrejta nuk janë objektivat primare, por sulmet terroriste perdoren si mjet për të kërcënuar një objektiv më të gjerë, i cili ne kete rast kërcënohet nga mesazhi i dhunes. Qëllimi i dhunës së aplikuar nga terroristet është arritja e objektivave politike apo edhe ekonomike.

Në botën e sotme, ndarja e “terrorizmit shtetëror” nga “terrorizmi joshtetëror” nuk ka një bazë racionale dhe korrekte. Prandaj ndasia ndermjet “terrorizmin shtetëror” nga “mbështetja shtetërore për terrorizmin” është vetëm një lojë fjalësh.

Dhënia e ndihmës materiale dhe shpirtërore (si mbështetja politike, media, etj.) përmes qeverive për grupet opozitare dhe pjesëmarrja në operacione të tilla si bombardimet, rrëmbimet, rrëmbimi i avionëve dhe vrasja e njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve qeveritarë janë shembuj të terrorizmit shtetëror. Vlen të theksohet se në shumë raste qeveritë përpiqen t’i prezantojnë grupet terroriste qe ato mbeshtesin si “grupe qe luftojne për liri” ose edhe si parti opozitare ndaj gje regjimi apo vendi. Kuptohet keto lojra fjalesh jane thjeshte nje hipokrizi. Pasi sikur kemi pare qeveri te caktuara here pas here pranojnë se grupet që ata mbështesin janë terroriste. Kjo shihet në dokumentet zyrtare të instituteve të tyre kërkimore dhe të institucioneve të sigurisë.

Grupi Muxhahedin-e Khalq (MEK) është shembulli me i qartë i terrorizmit shtetëror nën maskën e një organizate politike

Një nga shembujt më të dukshëm të terrorizmit shtetëror është terrorizimi qe disa vende perëndimore kryejne kunder Iranit, duke paraduar muxhahedinet te cilet shiten si opozitare iraniane. Keta muxhahedine te cilet ne vitet 80 vrane drejtues te shtetit n e Iran dhe me pas masakruan njerez te pafajshem, paradohen si opozitare dhe pse duart e tyre jane te lyera me gjak burrash, grashe dhe femijesh iraniane.

Grupi terrorist i muxhahedinëve është shembulli me perfekt qe tregon lidhjen mes terrorizmit në dukje joshtetëror dhe terrorizmit shtetëror (kujtojme ketu mbështetja e Francës, Amerikës dhe Shqipërisë ndaj këtyre terroristësh).

Ky grup, i cili sot mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ne te kaluaren ka vrare 6 këshilltarë ushtarakë amerikanë, ka bashkëpunuar me Sadam Huseinin, diktatorin famëkeq të Irakut, në masakrën e kurdëve të Irakut (në Operacionin Morvarid 1 dhe 2) dhe kurdët iranianë (në Operacionin Mersad ose Forough Xhavidan). Fale ketyre aktesh Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i regjistruan si organizatë e huaj terroriste (FTO). Por në vitin 2012, Shtetet e Bashkuara e hoqen kete grup nga organizatat terroriste dhe e hodhen ne Shqiperi.
Pas kesaj MEK-u nisi te infiltroje institucionet qeveritare dhe ushtarake të Shqipërisë me mbështetjen e ambasadës amerikane dhe e fuqi Shqipërinë në një spirale heshtjeje dhe pavarësisht dëmeve dhe kostove që ka pasur për Shqipërinë strehimi i ketij grupi famëkeq terrorist, zyrtarët politikë të Shqipërisë deri më tani nuk kanë reshtur së mbështeturi këtë grup.
Mbështetja e qeverive perëndimore për terrorizmin në Lindjen e Mesme, veçanërisht kunder Iranit, si dhe kultivimi i ISIS-it në Siri dhe Irak nga amerikate dhe Izraeli, dëshmojnë se regjimi i Izraelit është një shembull i gjallë i terrorizmit shtetëror. Ai mbështet të gjithë terroristët e botës, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Sot, regjimi zionist i Izraelit po kryen krime te padegjuara dhe të urryera kundër popullit të shtypur palestinez. Izraeli po shkel me kembe ligjet e të drejtave të njeriut, por Perendimi nuk merr asnje veprim kunder ketij shteti gangster.

Si rezultat, mund të konkludojme se ne boten e sotme nuk gjejme dot asnjë grup terrorist që nuk ka mbështetjen e një qeverie perëndimore, dhe qe këto grupe janë gjithmonë një shembull në miniaturë i krimeve te kolonialistëve perëndimorë. Terrorizmi joshtetëror është i njëjti sikur terrorizëm shtetëror nepermjet të cilit qeveri të caktuara perpiqen te diktojne planet e tyre ogurzeza kunder njerezimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne