Tetë muslimanë britanikë nisin udhëtimin me bicikleta për në Qabe

Tetë muslimanë britanikë janë nisur për në Arabinë Saudite me bicikletat e tyre duke shpresuar që të arrijnë në kohë për Haxhin vjetor, që këtë vit i bie në muajin gusht.

Biciklistët do të udhëtojnë për gjashtë javë nëpër tetë shtete që mbulojnë mbi 2000 mila në mënyrë që të mbledhin ndihma 1 milion paund për ata që janë të dëmtuar nga lufta në Siri, raportoi Ilmfeed të premten, më 14 korrik 2017.

Duke u nisur në udhëtimin e tyre nga Anglia, ata do të udhëtojnë nëpër Francë, Gjermani, Zvicër, Itali pastaj Greqi.

Në mënyrë ideale, ata do të dëshironin të udhëtonin në Arabinë Saudite nëpërmjet Turqisë, Sirisë dhe Jordanisë, por për arsye sigurie ata do të udhëtonin me anije nga Greqia në Egjipt para se të udhëtonin për në Arabinë Saudite.

Muslimanët nga e gjithë bota shkojnë në Arabinë Saudite çdo vit për të kryer Haxhin, një nga pesë shtyllat e Islamit.

Çdo musliman i rritur që ka mundësi të përballojë financiarisht udhëtimin duhet të kryejë haxhin të paktën një herë në jetë.

Burimi : ABNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne