Tetovë, me nderime të larta përcillet në banesën e fundit artisti Shpat Kasapi

Sot, më 30 nëntor 2025, në Tetovë u zhvillua ceremonia mortore e artistit të madh tetovar, Shpat Kasapi, i cili u përcoll për në banesën e fundit me nderime të larta dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra figurave të rëndësishme fetare, shoqërore dhe qytetarëve të shumtë.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Reisul Ulema h. hfz. Shaqir Fetai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, si dhe myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili me ekipin e Myftinisë. Reisul Ulema Fetai mbajti një fjalim të shkurtër ngushëllues, ku vlerësoi Shpat Kasapin si një figurë të rëndësishme të kulturës dhe artit shqiptar, duke theksuar se humbja e tij është e rëndë për mbarë komunitetin.

Myftinia e Tetovës, e udhëhequr nga dr. Selver Xhemaili, përcolli gjithashtu ngushëllime për familjen e artistit dhe për të gjithë dashamirët e tij, duke lutur Zotin që t’i japë durim familjes në këtë humbje të madhe dhe të mëshirojë të ndjerin, duke e shpërblyer me Xhenet.

Shpat Kasapi, një emër i dashur dhe shumë i respektuar në skenën muzikore shqiptare, do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne