Thaçi në Bjellorusi: Marrëveshje për njohje reciproke e paqe në Ballkan

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçika thënë në Konferencën e Sigurisë së Munihut që po i zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë, se tani është koha për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi në këtë konferencë theksoi se Evropa është në udhëkryq, me zhvillime të shumta të cilat shtrojnë pikëpyetje për të ardhmen dhe se Ballkani Perëndimor ka mbetur i lënë në një situatë të paqartë. “Jam i lumtur që jam në Bjellorusi, vizita e parë e një niveli të tillë në mes të dy vendeve”, ka thënë presidenti Thaçi, duke u fokusuar më pas në procesin nëpër të cilin po kalojnë Kosova dhe Serbia, në kërkim të një marrëveshjeje paqeje dhe pajtimi. Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e vështirë, u shpreh Presidenti Thaçi, “Por, edhe në rrethana të tilla unë shoh dritë në fund të tunelit. Pse? Fillimisht, të dy shtetet, për këtë jam i bindur, e dinë se nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë ashtu siç janë sot. Status quo-ja e tanishme nuk mund të mbahet më. Konflikti i tanishëm i ngrirë i dëmton të dy vendet në të gjitha fushat e jetës, në integrim, zhvillim ekonomik, në siguri”. Presidenti Thaçi shtoi se qëllimi kryesor i procesit të dialogut është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore për njohje të ndërsjellë dhe ulëse të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në Konferencën e Sigurisë së Munihut, që po i zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë, presidenti i Kosovës ka thënë se tani është momenti i duhur për të vepruar drejt arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se lidershipi në Kosovë dhe Serbi e dëshiron një marrëveshje të paqes, BE-ja e dëshiron dhe po punon drejt arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe tani, pa hamendje, të gjithë duhet të lëvizim përpara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne