Ushtria turke godet pozicionet e PYD/PKK-së në lindje të Eufratit, neutralizohen 4 terroristë

Ushtria turke goditi të mërkurën me obusë zonën Ayn al-Arab të Sirisë duke neutralizuar 4 pjesëtarë të organizatës terroriste PYD/PKK.

Burimet turke të sigurisë bëjnë të ditur se njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë, të dislokuara në vijën kufitare ndërmjet nënprefekturave Suruç dhe Birecik, në provincën juglindore Sanliurfa, rrahën me zjarr obusi pozicionet e organizatës terroriste PYD/PKK në zonën Ayn al-Arab, në lindje të Eufratit.

Si rezultat i goditjeve precize të artilerisë turke mbi pozicionet e organizatës terroriste PYD/PKK, u neutralizuan 4 terroristë dhe u plagosën 6 të tjerë, theksojnë burimet në fjalë.

Bëhet e ditur se goditjet me obusë janë realizuar kundër pozicioneve terroriste të identifikuara në anën tjetër të kufirit dhe në kuadër të vetëmbrojtjes, si kundërpërgjigje ndaj zjarrit provokues të hapur nga ajo zonë.

Ndërkaq, forcat turke të sigurisë vazhdojnë forcimin e masave në vijën kufitare.

Pozicionet e organizatës terroriste PYD/PKK në Zor Maghar, një lokalitet në perëndim të Ayn al-Arabit, u goditën nga njësitë e ushtrisë turke edhe të dielën e kaluar.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne