Rajoni

Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë për Kosovë, Ambasadori Jens Erik Grondahl.

Thaçi ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës.

“Jemi mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale por edhe për përkrahjen që Norvegjia i jep Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi.

Ambasadori Grondahl në dorëzimin e letrave kredenciale të tij, u shpreh se do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Presidenti Thaçi shtoi se Norvegjia ka qenë aktore në të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova dhe se pret që Norvegjia ta përkrahë edhe në përballjen me sfidat që Kosova ka sot përpara./KP