Thaçi tërhiqet nga ushtria: kërkohet dorëheqja e tij

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, edhe zyrtarisht tanimë ka tërhequr nismën e tij për kthimin e FSK-së në ushtri.

Thaçi tanimë kërkon që kjo gjë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Por tanimë partitë opozitare në Kosovë kërkojnë dorëheqjen e Thaçit ashtu siç kishte premtuar nëse nuk do e mbante këtë premtim.

Thaçi i ka dërguar dje letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për Transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend. Ai tashmë është dorëzuar që ushtrinë ta bëjë nëpërmjet ligjit, por një gjë e tillë duhet bërë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç rekomandojnë aleatët ndërkombëtarë raporton Zeri.//Gazeta Impakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne