Themeluesit dhe krerët e Instagram-it braktisin kompaninë

Krerët dhe bashkëthemeluesit e rrjetit social Instragram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, kanë braktisur këtë kompani.

Instagram është rrjet social dedikuar për publikimin e fotografive dhe videove, ndërsa kompaninë në vitin 2012 e bleu Facebook.

Drejtori ekzekutiv i Instagram, Systrom, njoftoi se me mikun Kriger mori vendim për tërheqjen nga kompania për shkak të zgjimit të ideve krijuese dhe inovative.

Systrom tashmë paralajmëroi se është i gatshëm për hapjen e faqeve të reja të internetit duke shtuar se tërheqja është e domosdoshme për shkak të jetësimit të kreativitetit personal dhe perceptimit më të mirë të nevojave bashkëkohore të shoqërive.

Edhe Krieger në rrjetet sociale konfirmoi vendimin për braktisjen e Instragram-it dhe nisjen e sfidave dhe projekteve të reja afariste.

Kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, gjithashtu komentoi mbi vendimin e Systroma dhe Krieger, duke shkruar se Instagram është produkt i krijimtarisë dhe kreativitetit të tyre.

“Kam mësuar dhe kënaqur shumë gjatë gjashtë viteve punë së bashku. Me padurim e pres çka do të zhvillojnë të re”, tha Zuckerberg.

Pavarësisht nga komentet e Zuckerberg, analistët thonë se Systrom dhe Krieger ishin në mosmarrëveshje të shpeshta me krerët e Facebook dhe se kjo është arsyeja kryesore për tërheqjen e tyre.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne