Basha akuza Ramës: Ka ndezur motorët e shpifjes dhe përbaltjes

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Twitter, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me  shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe se  hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”- shkruan Basha.

Tyhhgbnty

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne