Thirrja e akademikut: Për 7 mars mos pranoni sutiena, mbathje, zarfe me lekë, orë apo telefona

Në ditën e “7 marsit”, akademiku Artan Fuga u është drejtuar të gjithë mësuesve në vend, me një mesazh të fortë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shigjeton traditën e shëmtuar ne dhënien e marrjen e dhuratave.

Duke numëruar dhuratat simbolike qe i shkojnë për shtat kësaj dite, Fuga rendit shumë të tjera, që sipas tij “Bëjnë korrupsion, abuzojnë me detyrën, plaçkitin familjet, krijojnë pabarazi mes nxënësve, dhe veç kësaj tregohen hajdute, te poshtër dhe bëjnë maskarallëk”.

7 marsi, dita e mësuesve te përkushtuar, jo dite takse ndaj nxënësve dhe familjeve te tyre Sot eshte 7 marsi. E kam merak ta perseris cdo vit. Te gjitha ato mesuese apo mesues qe pranojne nga nxenesit me shume se nje duartrokitje, nje tufe lule, nje kartoline, hajde nje liber, a nje punedore te vogel bere ne shtepi, pra simbole te kesaj natyre, por pranojne edhe sutiena, mbathje, byzylyqe, zarfe me leke, deodorante, servise pjatash, vathe, ore, kepuce, kompjutera, telefona celulare, etj, bejne korrupsion, abuzojne me detyren, plackisin familjet, krijojne pabarazi mes nxenesve, dhe vec kesaj tregohen hajdute, te poshter dhe bejne maskarallik. Nderkohe prej dy shekujsh ministria e perndershme e arsimit fle dhe mbyll syte ndaj kesaj dukurie te turpshme vjedhjeje dhe rrjepjeje te nxenesve dhe te familjeve te tyre”,- shkruan akademiku Artan Fuga.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne