Bota

Thuhet se është vrarë Abu Bakr al-Baghdadi

Televizioni shtetëror sirian ka pohuar se terroristi më i kërkuar në botë Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë në një sulm ajror, sipas disa raporteve.

Megjithatë, nuk është hera e parë që lideri i ISIS është raportuar i vrarë – pretendimet e fundit janë ndeshur me skepticizëm nga shumë ekspertë dhe mund të rezultojnë të pavërteta, shkruan Mail britanik. Sipas gazetës, do të ishte në interes të përgjithshëm të pohohej se terroristi më i kërkuar në botë të jetë vrarë. Aksioni i mediave ISIS nuk ka konfirmuar lajmin. Raporti i fundit i vdekjes së al-Bagdadit thotë se terroristi u vra në Raqqa. Aktivistët sirianë “Raqqa24”, raportuan një sulm ajror në Raqqa, ku mbetën të vrarë 7 civilë të shtunën, ndërkohë që nuk u përmend al-Baghdadi.

Predikuesi i urrejtjes, për të cilin jepen 25 milionë dollarë, besohet se fshihet në shkretëtirë jashtë qytetit të rrethuar të Mosulit në Irakun e veriut.

Por agjencitë e inteligjencës besojnë se ai u arratis nga qyteti derisa po rikthehej ushtria irakiane. Ai besohet se mund të ketë shkuar në Raqqa, kryeqyteti de fakto i ISIS.

Në janar u njoftua se udhëheqësi kishte qenë plagosur rëndë nga sulmet ajrore në Irakun e veriut./ PT

OPINIONE