Shqiperia

“T’i rrijë larg Skënderbeut”, “i palexuar”, Fatos Lubonja i përgjigjet Pëllumb Xhufit

Viti 2018 që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, është shpallur edhe si viti i tij.

E në kuadër të aktiviteteve të organizuar nga qeveria për nder të tij, analisti Fatos Lubonja thotë se figura e tij duhet parë përtej mitit.

“Duhet ta ndajmë historinë e Skënderbeut nga miti, të mos ngelemi me përralla. Ka ardhur koha të bazohemi në fakte dhe në dokumente”,0 tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24.

Ai i referohet botimeve të historianit Oliver Schmitt, teksa flet për Skënderbeun dhi i përgjigjet deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili ka thënë pak ditë më parë se Lubonja është i palexuar për këtë çështje dhe se duhet t;i rrijë larg Skënderbeut. “Të merret me punë të tjera por me Skënderbeun Jo! Po e them edhe njëherë Fatosi është i palexuar”,- ka thën♪7 Xhufi.

Nga ana e tij Lubonja e cilëson injorant Xhufin. “Unë nuk jam historian, por s’mund të thuash që jam i palexuar. Pikërisht këta njerëz si Xhufi e kanë bërë ketë vend të të shihet ednde si vend Stalinist. E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monoplin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri. Ky thotë mos e boto këtë qëndro larg. Kjo është injorancë”.

Sa për deklaratat e thëna nga Aurel Plasari se Skënderbeu nuk është rrëmbyer asnjëherë nga turqit, por është rritur e stërvitur në Krujë, Lubonja thotë se është një tjetër deklaratë vetëmburrëse.

“Me sa di unë i punësuar i osmanëve ka qenë i ati. Me këtë del sikur ishim ne shqiptarët që e edukuam Skënderbeun. Fakt është që ai ishte jeniçer, se si përdoreshin se si edukoheshin jeniçerët këtë nuk e dimë. Pra, në të gjithë këtë deklaratë ka një nevojë për vetëmburrje”,- sqaroi ai.

OPINIONE