Rajoni

TIKA në Mal të Zi vazhdon me shtrirjen e dorës së ndihmës nga populli Turk për popullin e Malit të Zi. Së shpejti ndihmë për institucionet arsimore.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) gjatë këtij viti do të investojë në pajisjen e shkollave dhe në infrastrukturën e disa objekteve në Mal të Zi. Kështu u ra dakord në takimin që u zhvillua me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Në takim që u zhvillua në zyrat e TIKA-s ishte i pranishëm sekretari shtetëror pranë kësaj ministrie Aleksandar Mitroviq, sekretari Omer Mehmedoviq, kryeshefi i shërbimit ë investimeve për prokurime publike Filip Grujiq së bashku me koordinatorin e TIKA-s, Ahmet Altun, paralajmëruan tre donacione tejet me interes në gjysmën e parë të këtij viti. TIKA me bashkëfinancimin e ministrisë do të ndajë mjete për rikonstruktimin e shkollës “29 Nëntori” në Dinoshë, Tuz, dhe rikonstruktimin e palestrës së gjimnazit në Tuz. TIKA po ashtu do të pajisë me aparatura bashkëkohore edhe gjimnazin “30 Shtatori” në Rozhajë. Në ditët në vazhdim pritet hartimi i projektit kryesor dhe atëherë do të dihet shuma që do të ofrojë TIKA për këto projekte. Punimet kryesore në shkolla do të kryhen gjatë këtij viti në kohën e pushimeve verore. Në bashkëpunim me ministrinë e arsimit të Malit të Zi, merret vesh se TIKA do të shqyrtojë nevojën për ndihmë edhe në disa shkolla të tjera në Mal të Zi./ trt

OPINIONE