Turqia dënoi ashpër deklaratat e ministrit grek Kocias

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kocias.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy u përgjigj me shkrim në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kocias të bëra në një kanal televiziv privat.

Aksoy bëri të ditur se deklaratat e ministrit Kocias që u pasqyruan në disa organe mediatike greke se Greqia do të mund të ndërmarr hapa jopaqësore ndaj Turqisë janë shqetësuese dhe për keqardhje.

Zëdhënësi Aksoy rikujtoi se Kryeministri, Binali Yildirim para disa ditëve zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras dhe vijoi me këto fjalë: “Siç shihet qartë në njoftimin për shtyp të Zyrës së Kryeministrit tonë lidhur me këtë thirrje, theksohet se ne u shqetësuam nga tensionet e fundit në Detin Egje me fqinjën tonë Greqinë dhe se ne prisnim që Greqia të merrte masat për uljen e tensionit aktual. Kështu që gjatë bisedës që u zhvillua në një atmosferë pozitive pavarësisht dallimeve në pikëpamje, u vë theksi në nevojën për t’u përqendruar në zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe konsolidimit të masave për ndërtimin e besimit”.

Në këtë kuadër Aksoy tha se Turqia është pro uljes së tensionimit në Egje, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Megjithatë, duket se ministri i Jashtëm i Greqisë mbanë një qëndrim larg pozitës së tij politike, jo-paqësor dhe të papërgjegjshëm që tejkalon kufijtë. Prandaj ne ftojmë ministrin e Jashtëm grek të veprojë me kuptim të përbashkët në përputhje me pritshmëritë e shkëmbyera gjatë bisedës midis dy kryeministrave”.

Anijet e rojeve bregdetare të Greqisë ditëve të fundit bëjnë shkelje të ujërave territoriale turke në Detin Egje në zonën e ishujve shkëmborë Kardak, ndërsa largohen pas ndërhyrjes së anijeve të rojeve bregdetare turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne