Tirana mbushet me kulla, Veliaj me “bekimin” e Ramës jep 167 leje ndërtimi

Çfarë po ndodh me Tiranën, vetëm në muajt e fundit janë dhënë shumë leje ndërtimi për ndërtimin e kullave të larta.

Pasi Erion Veliaj deklaroi publikisht se nuk do të japë asnjë leje ndërtimi për shkak se Tirana është e mbushur me apartamente, vetëm në 6 muajt e fundit janë dhënë 167 leje ndërtimi.

Në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel po diskutohet për kullat shumë katëshe në Tiranë me firmën e Veliajt dhe bekimin e Edi Ramës.

Analisti Andi Bushati u shpreh se për ndërtimin e këtyre kulla po pastrohen para informale, nga aktiviteti kriminal.

Kryeredaktorja e Monitor, Ornela Liperi deklaroi se paratë që do të ndërtohen kullat, nuk janë të bankave.

Liperi, ngriti dyshime edhe për burimin e të ardhurave.

“Paratë për ndërtimin nuk vijnë nga banka 300 milion euro Bashkia Tiranë, fiton nga taksa e infrastrukturës vetëm për këtë vit, është taksë që mblidhet direkt nga ndërtimi deri në 2020.

Do të jenë rreth 800 milion euro që do mblidhen nga taksa e bashkisë.

Kullat nuk po ndërtohen me paratë e bankave. Këto para nuk vijnë nga bankat. Kjo pasi niveli i kredive për ndërtim nuk është rritur”, tha Liperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne