Tiranë, organizohet paneli “Droga, fundi i lirisë”

Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), Sektorin e Hetimeve tё Policisë sё Shtetit Shqiptar dhe Fondacionin e Gjysmёhёnёs së Gjelbёr Shqiptare, organizuan panelin me temë “Droga, fundi i lirisё”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nё këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues të Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, përfaqësues të Policisë së Shqipërisë, përfaqësues të IHH-së, studentë, etj. Sipas organizatorëve qëillmi i aktivitetit ishte ndërgjegjësimi i të rinjve dhe familjeve tё tyre mbi tema si pёrdorimi i drogёs, parandalimi i aksesit, mbёshtetja e pёrdoruesve nёpёrmjet ndihmёs mjekёsore, pёrdorimi i mjeteve tё informimit publik, medias, artit e sporteve nё dobi tё fushatave sensibilizuese, bashkёpunimi me autoritetet shtetёrore pёr luftёn ndaj kёtij fenomeni, etj.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Demirbaş duke falënderuar institucionet dhe organizatat që kanë bashkëpunuar për organizimin e këtij aktivitetit, u shpreh se ka shumë gjëra për të folur për këtë temë.

Osman Atalay, përfaqësues i Fondacionin Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), theksoi se fenomeni i drogës tashmë është kthyer në një çështje globale. “250 milionë njerëz në botë kanë provuar drogë një herë në jetën e tyre. Nuk duhet të harrojmë se ndaj cilit rrezik është e ekspozuar rinia. Në vendet e Ballkanit, të rinjtë janë target në shënjestër të përdorimit të drogës, pra nën në një rrezik serioz. Qëllimi ynë kryesor këtu është të ndërgjegjësojmë të rinjtë dhe familjet e tyre”, u shpreh Atalay.

Endrit Reka, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Gjysmëhëna e Gjelbër Shqiptare, në fjalën e tij tha se në luftën kundër drogës bashkëpunimi i qeverive me shoqërinë civile dhe median është shumë i rëndësishëm.

“Ndikimi i personave të famshëm të cilët i bashkohen përpjekjeve në luftën kundër drogës do të ishte i rëndësishëm, pasi ato kanë ndikim në shoqëri, por unë fatkeqësisht kam konstatuar se në vendin tonë ka përpjekje për legalizimin e saj. Kjo aq më keq kur bëhet fjalë për njerëz që gëzojnë poste politike apo publike”, ka thënë Reka.

Ndërsa Seit Bici, përfaqësues i Policisë së Shqipërisë në këtë aktivitet tha se për përballimin me sukses të këtij fenomeni ka nevojë për një mobilizim dhe koordinim të gjithë institucioneve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne