Tjetër tragjedi në det, mbytet në Velipojë 13-vjeçari nga Kosova

SHKODER – Tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare me pasojë vdekjen e një pushuesi.

Një 13-vjeçar nga Kosova është mbytur këtë të shtunë në plazhin e Velipojës, Shkodër, pasi është futur për t’u larë.

Ai ndodhej për pushime në Velipojë bashkë me familjen e tij.

Dyshohet se i mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin e ftohtë dhe nuk ka mundur më të dalë nga deti.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne