Top Story/ Mesazhi i koduar që Tahiri dërgoi për Ramën

Saimir Tahiri nuk ka hequr dorë nga mesazhet e koduara për Edi Ramën. Ai e filloi këtë lojë që në emisionin Opinion dhe vazhdoi me të njëjtën taktikë edhe mbrëmjen e së hënës në Top Story. i pyetur nga Sokol Balla, nëse ai dhe Rama ishin në djeni të dosjes së Katanias që më par ëish ministri i Brendëshëm u përgjigj shkurt: “Unë për vete u njoha tani, nuk e di për Ramën”.

Duke hedhur kunjën se Rama mund të ketë qenë qysh më parë i informuar për atë që po kurdisej (prandaj e shkarkoi si ministër, prandaj megjithëse e quajti krahun e tij të djathtë dhe fitues të pakonkurueshëm në Tiranë nuk e futi më në cabinet) Tahiri e bën kryeministrin bashkëfajtor. Ai e nxjerr atë bllof që këto ditë është shtirur si i çuditur dhe i surprizuar.

Tahiri po e përdor në të gjitha daljete tij publike këtë gjuhë të koduar me mesazhe të kriptuara për Ramën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne