Topalli Bashës: Gënjen! Nuk deshi t’ja dijë se u votua Ruçi në krye të Kuvendit

Jozefina Topalli e cilëson gënjeshtër dhe hipokrizi të Lulzim Bashës qëndrimin se, kush ka shitur votën pro Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi nuk do të ketë vend në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Sipas Topallit, pas votimit të Ruçit janë mbajtur dy mbledhje në PD, ajo e kryesisë së grupit parlamentar dhe më pas e gjithë grupit në tërësi. Sipas ish-kryeparlamentares, në të dyja mbledhjet Basha nuk e ka ngritur shqetësimin për rrjedhjen e votave të PD-së pro Ruçit, derisa në mbledhjen e dytë foli Sali Berisha.

Jozefina Topalli shkruan në Facebook se kjo heshtje e Bashës në mbledhje shpreh edhe një herë krizën e thellë morale në lidershipin e sotëm të Partisë Demokratike. Për të, kjo gënjeshtër nuk duhet parë si diçka e vogël. Topalli shprehet se Basha nuk gënjen si politikanët e tjerë për të ruajtur reputacionin e tij, por siç e quan ajo, për ‘gëzimin e rrenës’.

Ish-kryetarja e Kuvendit shkruan se ai po përdor këtë skandal për të kërcënuar grupin, me qëllim kontrollin personal të tij dhe kjo, për Topallin, është sjellja tipike e njerëzve pa lidership moral, pa asnjë parim dhe që janë të paaftë për të udhëhequr. Këtu ajo heq një paralelizëm me udhëheqjen komuniste.

Topalli shkon edhe më tej. Në mbyllje të shkrimit të saj ajo shkruan se Basha është një shkarravinë e këtij modeli dhe kjo është e tepërt për shqiptarët.

POSTIMI I PLOTË I JOZEFINA TOPALLIT NË FACEBOOK:

Ne mbrojtje te se vërtetës.

Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:

“Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.”

Kjo eshte nje tjeter genjeshter , pervecse hipokrizi e Lulzim Bashes. Kete e konfirmon qendrimi i vete LB.

Pas votimit te kryetarit te Kuvendit edhe me votat e PD ka patur dy mbledhje.

E para eshte bere me kryesine e Grupit parlamentar, ku merr pjese kryetari i listes , nenkryetaret dhe kryetaret e komisioneve parlamentare, dhe diskutohen qendrimet politike qe duhet te diskutohen ne grup.

Kjo ka zgjatur rreth 1 ore. Ne kete mbledhje Basha per asnje rast, ne asnje sekond nuk ka ngritur ceshtjen e votimit te Rucit edhe me vota nga PD .

Ai jo vetem nuk ka shprehur asnje qendrim , por nuk ka patur asnje fjale dhe asnje shqetesim per shitjen e votes te grupit te tij (qe ne seancen e pare).

E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..

Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen.

Kjo eshte e verteta.

Cdo fjale e tij pas kesaj eshte e genjeshter ; cdo qendrim i tij me pas eshte i rreme. Sjellja e tij eshte krejt hipokrite.

Ajo shpreh edhe nje here krizen e thelle morale ne lidershipin qe mban sigles e PD.

Disave kjo genjeshter mund t’i duket e vogel; dmth thjeshte nje rrene mes shume te tjerave ,por per mua eshte shume me teper.

Te gjithe e dijne se Basha nuk ka respekt per te verteten.

Por e verteta eshte baza e perbashket nga e cila ndertohet cdo gje.Ne te kundert gjeja shembet, sic po ndodh ne fakt.

Ndershmerisht raporti me te verteten eshte baza e karakterit.

Ne e dijme se edhe politikane te tjere genjejne, por Lulzim Basha eshte nje kategori ndryshe.

Politikanet e tjere edhe bejne perpjekje per ruajtjen e reputacionit.

Luli genjen edhe per vete “gezimin” e rrenes….

Kesaj radhe ai po e perdor skandalin edhe per te kercenuar grupin…me synim kontrollin personal te tij.

Sjellja e tij eshte tipike e njerezve pa

lidership moral, pa asnje parim , te pa afte per te udhehequr, modelin e te cilit e kemi vuajtur per gjysem shekulli.

Nje shkarravine e ketij modeli eshte teper per shqiptaret.

Dhe per kete do paguaje vendi deri sa te beje zgjidhje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne