“Toyota Yaris”, avokati i Bashës: Taulant Balla është në hall

Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,  ka deklaruar se Basha është tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor, i cili u mbajt në gjykatë për rastin “Toyota Yaris”.

Sipas Bardhit, lideri i PD-së vijon t’u qëndrojë deklaratave të bëra publike për rastin e bllokimit të 3.4 milionë eurove në “Toyota Yaris”, të cilat u kapën muaj më parë në Durrës.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HzxlJUWhy_Y]
Pas kësaj, Basha drejtoi gishtin drejt Taulant Ballës, të cilin e quajti si person të përfshirë në eurot e bllokuara në Durrës.

“Procesi sot ishte një seancë pajtimi, ne shprehëm se i qëndrojmë të gjithë atyre që kemi deklaruar në fillim. Zoti Basha është në proces, nëpërmjet avokatëve të tij. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë. Basha iu qëndron të gjithë deklaratave të bëra në publik. Ky është një proces ligjor dhe do të ndjekim çdo hap ligjor, që ne e përfaqësojmë”, tha ai.

Eksperti i çështjeve ligjore brenda PD-së, foli edhe për rastin e  një materiali të publikuar mbrëmë në një emision televiziv nga deputeti Ervin Salianji.

“Në dijeninë time prokuroria e ka marrë atë material. Sigurisht është detyrë e prokurorisë,  se në gjykimin tim e dinë se kush është Alizoti.S igurisht detaje mbi këtë video nuk disponoj, sepse nuk kam materiale shtesë.  Kjo çështje do të zgjidhet dhe e vërteta do të dalë pa diskutim. Pavarësisht se kryeprokurorë e prokurorë nuk ka, por Edi Rama është prokuror në mëngjes dhe prokurorët e komanduar prej tij vendosin në darkë pë zbatimin e urdhrave”, shtoi ai.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne