Ushtarët izraelitë arrestojnë 14 palestinezë

Ushtarët izraelitë gjatë mbrëmjes së kaluar në Bregun Perëndimor arrestuan 14 palestinezë.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar për shkak të akuzave për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”. Palestinezët e arrestuar janë dërguar për marrje në pyetje.

Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor kryejnë operacione për akuza të ndryshme.

Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, mes të cilëve ka gra dhe të mitur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne