Trafik i rënduar raportohet në autostradën e re Thumanë – Kashar. Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.
Shkak mendohet te jete aplikimi i pagesës së kësaj autostrade.
Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.
Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor, ndërsa kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.
Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Aksi rrugor Thumanë-Kashar është një aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes është 130 kilometra në orë.