Trafiku i drogës, Kryemadhi: Meta përgjegjës po aq sa Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj Presidentit Ilir Meta, ende bashkëshorti i saj,  pas publikimit të përgjimeve të bandës së Habilajve. Kryemadhi deklaron se Meta është po aq përgjegjës sa edhe Rama për trafikun e drogës, pasi ka mbyllur sytë edhe gojën.

“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo në Top Story.

Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi. “Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi. Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve.

Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm” përfundoi Kryemadhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne