Tragjedia me 3 viktima në Vilë Bashtovë, arrestohet pronari i lokalit në plazh. Nuk ka pasur roje bregdetare

Pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës, ku një ditë më parë humbën jetën  tragjikisht tre anëtarë të një familjeje, është arrestuar nga policia.

Pëllumb Nika, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje akuzohet për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte

Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar.

“Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit)

Ngjarja e rëndë ndodhur mesditën e së dielës ku babai 50-vjeçar Elvis Halilaj, nga Tirana së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kur ka ndodhur tragjedia, kanë marrë shërbimin e urgjencën në Rrogozhinë kur kanë bërë debat me shoferin e ambulancës pasi kjo e fundit ka mbërritur më tepër se gjysmë ore me vonesë  ndersa kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tha se nga thirrja deri në mbërritjen e ambulancës nga Rrogozhina “kanë kaluar vetëm 22 minuta”.

Sipas nje deshmitari ndihma e parë e shpejtë po i jepej nga një djalë te lokali, nuk kishte as polici asgjë. Vetëm njerëz të rastit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë, punonjës shteti asnjë. Infermierët erdhën pa barelë, u  detyruam t’i merrnim trupat në krah. Madje, ndihma e parë iu dha tek barishtet. Babai doli pa shenja jete, djemtë kishin më shumë gjasa të jetonin”, tregoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne