TRAGJIKE! 2 të vdekur nga shpërthimi në Lushnjë. Pas babait, ndërron jetë edhe djali

Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur në një magazinë në Lushnjë. Pas babait Landi Verçani, ka ndërruar jetë edhe djali i tij, Elidon Verçani ose Hoxha. Viktima 24 vjeç, ka qenë pranë të atit, në momentin e shpërthimit. Ata kanë qenë të dy në vinç, kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. I riu ka ndërruar jetë në ambulancë.

Nga shpërthimi në magazinë në Lushnjë, tashmë 2 persona (babë e bir) kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur.

 

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H. Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi L. H, dhe u plagosën tetë shtetas. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, informoi policia./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne