Tragjike: pasi qëndroi 12 orë në pasarelë modelja 14 vjeçare humb jetën

Një adoleshente nga Russia ka vdekur pasi modeloi për 12 orë në një shfaqje mode në Kinë. Vlada Dzyuba, 14 vjeçe, ra përtokë sapo mbaroi sfiladën në një shfaqje në Shanghai, raporton The Siberian Times.

Ajo u gjet në një gjendje kritike, dhe u zbulua se vuante nga meningjiti kronik, e shkaktuar nga lodhja e tepërt. Vlada qëndroi në koma për dy ditë, përpara se te vdiqte.

Modelja e re ishte shumë e frikësuar për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kontrata e saj i kërkonte të punonte maksimumi 3 orë në ditë, çdo javë./CityNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne