Tre muaj pa paguar, i presin dritat, qëllon e armë

Shtohen rastet e debitorëve familjarë që ndëshkohen ashpër nga OSHEE. Të diskriminuar para rasteve të bizneseve apo edhe ministrive debitore të energjisë elektrike, qytetarët e shkretë ndërmarrin vetëgjyqësi nga dëshpërimi. As gjykata e asnjë sistem drejtësie ankimimi nuk mund të zgjidhë hallin e tyre ekonomik të pamundësisë për të paguar energjinë e konsumuar vetëm për 3 muaj. Deri më tani numërohen rreth 2500 qytetarë të ndëshkuar administrativisht për debitë ndaj OSHEE, por ama ende asnjë biznes apo institucion shtetëror i ndëshkuar.

Megjithëse ishte paralajmëruar më parë për ndërprerjen e energjisë elektrike, një banor i Belshit në Elbasan i priti me armë grupet e kontrollit të OSHEE-së.

Debitori i energjisë elektrike quhet Bedri Muça dhe është me kontratën me nr. 82941. Sipas informacioneve nga terreni, mësohet se abonenti Bedri Muca, me nr kontrate 82941 kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë. Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, abonenti Muca ka ofenduar e kërcënuar elektricistët, duke qëlluar me cifte në drejtim të tyre. Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin në polici.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne