Tre shtetas britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre

Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar se persona të panjohur nga një makinë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:50 në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, në Prishtinë.
Më tej bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Më tej bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Tre viktimat meshkuj me shtetësi britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne