Tregtia e armëve në Serbi shënon rritje, Uashingtoni mbetet klient besnik

Tregtia e armëve po lulëzon në rajonin e Ballkanit. Kështu të paktën raporton televizioni shtetëror serb, RTS, që thekson se Beogradi ka rritur eksportimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake deri në 14%.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin një nga klientët më të mëdhenj dhe besnikë të vendit.

Gjithashtu bëhet me dije se Serbia do të prezantojë në fund të qershorit arritjet e fundit teknologjike në këtë fushë.

Beogradi importon kryesisht armë nga Rusia, ndonëse SHBA mbetet blerësi më besnik i armatimeve serbe.

“Nga prodhimi total, ne eksportojmë mbi 90% sa i përket pajisjeve ushtarake.

Ne eksportojmë armë të të gjithë kalibreve, granata, bomba, sisteme të aviacionit, nënkontraktorë për avionë Lasta”, thotë Zhivota Vuçiç, nga fabrika e prodhimit të armëve “Trstenik”.

RTS bën me dije se Serbia eksporton armë edhe në Bullgari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Arabi Saudite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne