Tritol biznesmenit të kromit në Bulqizë, dyshohet për shkak të konkurrencës

Shpërthimi i fuqishëm me tritol i makinës së biznesmenit të kromit në Fushë-Bulqizë mund të jetë për shkak të konkurrencës. Policia ka ngritur këtë pistë, pas marrjes në pyetje biznesmenin Faik Dedja 54 vjeç, makina e të cilit u hodh në erë mëngjesin e së hënës rreth orës 3 40.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa burime policore sqaruan se mjeti tip Audi Q7 në pronësi të shtetasit Faik Dedja ndodhej brenda rrethimit të banesës private.

Pas shoqërimit në polici, biznesmeni mësohet të ketë deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Nga dëshmia e dhënë në komisariatin e Bulqizës, Dedja mësohet të jetë shprehur se nuk ka dyshime për ndonjë person të veçantë apo arsye që mund të ketë sjellë ngjarjen e rëndë.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe motivet që i kanë shtyrë ata të vendosin tritol në makinën e biznesmenit. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurencës pasi Dedja prej 7 vitesh ka një galeri kromi në minierën e Bulqizës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne