Tritoli ndaj Preng Gjinit, Prokuroria thërret në takim drejtuesit e policisë së Tiranës

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë nisur një takim në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës.

Në qendër të takimit është hetimi i atentatit që ndodhi disa ditë më parë në afërsi të Vasil Shantos, ndaj Preng Gjinit, të cilit iu vu tritol në makinë dhe ngeli i plagosur.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar me shumë informacion për ngjarjen e rëndë ndërsa në takim janë drejtori i Tiranës, Rebani Jaupi, shefat e komisariateve, shefat e krimeve etj.

Hetuesit dhe Policia kanë si pistë kryesore të hetimit, hakmarrjen për shkak të një seri vrasjesh të familjes Gjini dhe asaj Reçi.

Deri në këto momente për ngjarjen e 15 shtatorit, nga kamerat e sigurisë, është vetëm një automjet i dyshuar pasi është filmuar disa herë në afërsi të ngjarjes.

Jo më larg se dje u morën në pyetje, pesë persona nga fisi Reçi, por ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë atentat.

Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol ku mbeti i plagosur rëndë. Ai është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne