Zgjedhje e vjedhje/ Edhe 6.2 milionë Euro firmës “Fusha”, për riparimin e Lungomares; garancia ishte deri më 2027


Në 2 vitet e ndërtimit 2015-2017, Lungomare e Vlorës është inauguruar 5 herë nga kryeministri Rama; i cili ka deklaruar përfundimin e krejt projektit, me cilësi e garanci punimesh deri në vitin 2027 (10 vjet).

Mirëpo një tender i shpallur nga FSHZH me 27 korrik 2020, me fond limit 816 milionë, 661 mijë e 341 lekë të reja pa TVSH; provon dy gjëra:

– Ose punimet në Lungomare, janë kryer pa cilësi e pa garanci teknike dhe qeveria ka pranuar si të rregullta, me që ndërtuesit greko-italianë ishin kompani klienteliste të përzgjedhura nga kryeministri.

– Ose ky tender me fond limit 8.1 miliardë lekë, është skemë vjedhjeje para zgjedhjeve parlamentare; i maskuar pas gjoja “Një ndërhyrje riparimi të plotë të Lungomares”; kërkuar në FSHZH e qeveri, nga N/kryetari i Investimeve të Bashkisë-Vlorë, Afrim Qendro, ish-drejtor i rrugëve.

 Në të dy rastet, është detyrim nisja e hetimit, për më tepër që edhe këtë financim nga taksat publike, qeveria ia ka dhënë firmës “Fusha shpk”, duke patur rivale fiktive fimën “Gener-2” të Bashkim Ulajt.

Indicie është fakti, se 15 ditë më parë edhe oligarku Shkëlqim Fusha, ka qenë rival fiktiv i oligarkut Bashkim Ulaj, në tenderin 5.2 milionë Euro, për shtrimin e linjës së ujit Lungomare-Uji Ftohtë Vlorë, llogaritur me vlerë 2 milionë Euro me tepër se kostoja reale e punimeve.

Indicie tjetër për hetim, është vlera fituese e kontratës së dhënë firmës “Fusha shpk”; ku nga krahasimi, rezulton se krejt investimi në Lungomaren e Vlorës ishte 15.5 milionë Euro; ndërsa riparimi i Lungomares, ose “regjenerimi fizik” siç e cilëson FSHZH-ja, kushton 645 milionë, 112 mijë e 748 lekë pa TVSH, ose 6.2 milionë Euro me TVSH.

Ç’është ky investim “rigjenerimi fizik” brenda 3 vitesh nga investimi, për pjesën kryesore qendrore të Lungamores Vlorë; kur garancia e punimeve të saj është deri në muajin Maj 2027?

SPAK, duhet ta hetojë, nëse kjo vlerë e madhe financiare tenderi, është pasojë e falsifikimit të dosjes së cilësisë së punimeve para 3 vitesh; apo është skemë vjedhje për… financim në zgjedhje./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne