Trump kërcënon demokratët me ‘kampe refugjatësh’ në qytet

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ka kërcënuar me ngritjen e kampeve të refugjatëve në qytete rivalët e tij politikë që nuk mbështesin politikën e tij të migracionit.

Qytetet që mbahen si bastione të Partisë Demokrate, Trump i shpalli si ‘strehë refugjatësh’ dhe tha se planifikojnë që t’i mbledhin këtu emigrantët e jashtëligjshëm.

“Thonë që i kanë krahët e hapur, të shikojmë se sa krahëhapur janë?”, tha Trump duke mos e fshehur aspak që kërkon të hakmerret ndaj demokratëve që dalin kundër politikave të tij për migracionin.

“Nëse duan si mirëpresin me të vërtetë emigrantët, ne do t’ju sigurojmë mundësi të pafundme”, nënvizoi Trump.

Vetëm disa orë nga kjo deklaratë e Trumpit Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar refuzimin e idesë së “qytetit të refugjatëve”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne