Trump kufizon buxhetin e Pentagonit

Zëvendës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan gjatë një fjalimi në “Konferencën e Gazetarëve dhe Redaktorëve Ushtarak” tha se gjatë vitit kanë punuar me mjaft disiplinë për të përgatitur buxhet prej 733 miliardë dollarësh.

“Gjatë gjithë vitit punuam me mjaft disiplinë për të përgatitur një buxhet prej 733 miliardë dollarësh (për vitin financiar 2020). Pastaj javën e kaluar morëm urdhrin ‘përgatiteni një buxhet prej 700 miliardë dollarësh’”, tha Shanahan.

Urdhri që ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm për një vit, por është i vlefshëm për 5 vitet e ardhshme.

Administrata e Trumpit në vitin financiar 2018 për shpenzimet në fushën e mbrojtjes ka ndarë 699 miliardë dollarë ndërsa për vitin 2019 këtë shumë e rriti në 716 miliardë dollarë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne