Sandër Leshi, gjenerali i shkarkuar nga NATO bëhet ministër i Brendshëm

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e ministrit të Brendshëm do ta zërë një ish gjeneral i shkarkuar nga ushtria shqiptare e NATO-s. Ish gjenerali katolik Sandër Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama.

Ministria e Mbrotjes pati deklaruar në vitin 2013 se shkarkimi i LLeshit ishte bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi, që u la të kuptohej, për mangësi në punën e tij. “Refuzimi për të pranuar një proces tërësisht ligjor dhe në funksion të menaxhimit sipas rregullave të FASH, duke i veshur këtij procesi ngjyra kinse ekstra-prceduriale shkon ndesh me figurën e një ushtaraku me gradë madhore, sic edhe gjeneralët pretendojnë se janë”, deklaroi ne vitin 2013 Drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes Donika Capi lidhur me shkarkimin e LLeshit.

Kryeministri Rama njoftoi sot në Twitter se ish gjenerali i shkarkuar nga NATO, katoliku Sandër Lleshi do të zëvendesojë Xhafajn.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Statusi i plotë

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne