Sandër Lleshi: Rama ia shet Italisë dhe Vatikanit postin e ministrit të brendshëm

Gazeta Impakt

Pas shkarkimit të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj – për të shmangur disa përgjime që Saimir Tahiri do bënte sot publike kundër Edi Ramës – kryeministri katolik i Shqipërisë ka emëruar gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrisë së brendshme.

Po kush Sandër Lleshi dhe pse e bëri Rama këtë gjë?

Sandri rrjedh nga tributë e Mirditës. I zbritur në Tiranë nëpërmjet ushtrisë në kohë të Enver Hoxhës, i promovuar si general në kohën e korrupsionit të Moisiut dhe më pas i promovuar në rangjet e ushtrisë nga ministrja katolike Mimi Kodheli, Sandri është një malësor katolik tipik, që fati i ka hecur që të mos jetojë me dhi nëpër shkrepat e Mirditës por të zbresi nga malet në Tiranë dhe me lidhjet katolike të bëj karrierë.

Sandri karrierën e tij nga malet e Mirditës për në Tiranë e nisi në kohë të Enver Hoxhës. Ai nisi shkollimin në Tiranë, si një fanatik enverist në vitet 1978-1985 kur ka kryer shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake. Që të hyje në akademinë ushtarake dhe shkollën “Skënderbej” në kohë të Enver Hoxhës duhej të rridhje nga familje servilësh komunistë dhe anti-amerikanësh të betuar. Por pas rënies së komunizmit Sandri u rehabilitua duke u larguar nga enverizmi. Në periudhën 1996- 2000 ai u punësua në shkollën ushtarake “Skënderbej”.

Në 2008-n, Sandri mori pjesë në një seminar në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani; Ndërsa në 2011-ën përfundoi një kursë në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.

Në vitet 2003-2006, ndoshta me mik e metoda të tjera, Sandri arriti të shërbej si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani.

Pas vitit 2010 dhe duke iu lëpirë pushtetit ai arriti të bëhet zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke anashkaluar shumë kolegë profesionistë dhe me më shumë merita sesa ai në ushtri të cilët nuk ja falën kurrë ato që ai bëri kundër tyre. Por pasi tradhëtoi PD-në që e konsideronte si të vetin, në 2013-ën ai u shkarkua bashkë me dy gjeneralë të tjerë nga ish-Presidenti Nishani. Shkarkimi i Sandrit u përshëndet nga Forumi Shqiptar i Kanadasë i cili i shkroi letër presidentit Nishani dhe kërkoi që ky person të zhvishej nga rroba e ushtarakut pasi në një shkrimin e tij në gazetën Panorama kishte përshkuar NATO-n si ushtri kryqëzatash dhe vijimësi të terrorizmit anti-musliman të Skënderbeut. Sandri i cili shihej me simpati nga lobi sekret i Vatikanit në Shqipëri, shpresohej dhe projektohej që një ditë ose të bëhej ministër i mbrojtjes ose, sikur edhe Kadareja e propozoi, president i Shqipërisë.

Por shkarkimi nga president Nishani dhe shkrimi i Forumit të Kanadasë, i prishi planet e lobit të Vatikanit për promovimin e Sandrit nga Bajraqet e Mirditës që të zinte punë si ministër apo president. Shkarkimi dhe denoncimi i fondamentalizmit katolik të Sandrit nxiti lobin katolik me në krye peshkopin malazez Rrok Mirdita që të dalin në mbrojtje të fanatikut Sandër Lleshi. Këshilltari i president Nishanit, Ndriçim Kulla u përfshi në atë kohë në disa debate të nxehta me disa priftërij ekstremist katolik të cilët sulmuan shtetin laik dhe presidentin Nishani për shkarkimin që ai i bëri Sandrit nga ushtria. Ata e akuzuan presidentin Nishani si anti-katolik, ndërsa Sandri i bëri apel tribuve dhe Kishës Katolike që ti dilnin në mbrojte ndaj shtetit shqiptar.

Por me ardhjen e katolikut Rama në pushtet Sandri u rehabilitua përsëri. Sandri iu bashkua bandës katolike të Artan Shkrelit me shokë të cilët ëndërrojnë katolicizimin e Shqipërisë. Kjo bandë ka treguar ekstremizmin e saj me arrestimet masive te muslimaneve ne 2014 nen pretekstin e luftes kunder terrorizmit dhe sulmin që ajo ndërmorri kundër komunitetit ortodoks në 2015 kur shëmbi Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi për nder të ekstremistit anti-ortodoks Niko Katalani.

Rama i cili ka passion të veçantë për fashistët katolikë, e nxorri Sandrin nga pensioni në punë dhe e bëri këshilltarin e tij, një njeri i cili normalisht do të duhej të punonte si roje. Dhe më në fund sot, pas shkarkimit të z. Fatmir Xhafa, kryeministri Rama më në fund po realizon ëndrrën e Vatikanit për të sjellë në pushtet mirditorin Lleshi.

Caktimi i Sandër Lleshit si ministër i brendshëm, mesa duket është një pazar i dëshpëruar që Rama po bën me Italinë dhe me Vatikanin. Si duket, për të shpëtuar veten nga përgjimet e anti-drogës italiane e për ti shpëtuar kokën Vangjel Dakos, Rama ka vendosur që ti shesë lobit të frikshëm katolik postin e ministrit të brendshëm, në mënyrë që ai dhe bandat e drogës pas tij të mbijetojnë edhe disa kohë në krye të vendit.

Duke ditur islamofobinë dhe ekstremizmin katolik të Sandër Lleshit, në muajt që vijnë komuniteti musliman i Shqipërisë rrezikon të targetohet rëndë nga ministri islamofob Sandër Lleshi. Muslimanët që nga ata që falen në xhami e deri të çunat e Durrësit dhe Shijakut që shesin drogë, do të targetohen keqaz nga triniteti katolik Arta Marku – Sander Lleshi – Vatikan. Do dëgjojmë arrestime muslimanësh, ndërsa mirditorët dhe dukagjinasit që merren me kultivimin e drogës, tanimë do kenë miq në pushtet që ti mbrojnë dhe të mos ti godasin.

Nëse Lleshi implementon ideologjinë skënderbegiane e cila i sheh muslimanët si turq dhe armiq të Shqipërisë, Shqipëria rrezikon të nisë persekutimet masive të shqiptarëve muslimanë në vend. Priten arrestime të frikshme në zonat e Shqipërisë së Mesme, Kavajës, Shijakut, Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Fierit, Vlorës, Pogradecit dhe Librazhdit. Nipat e Gjon Marka Gjonit dhe Preng Bib Dodës tanimë kanë zaptuar pushtetin e hyqymetit në Tiranë! Nëse prifti fashist Anton Harapi do ishte gjallë dhe mes nesh sot, ai do të thoshte që “pllumat e Krishtit” tanimë fluturojnë në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne