Vrasja e Khashoggit, me kamera robotike kontrollohet rrjeti i kanalizimit

Në rrugën ku ndodhet Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll, me ndihmën e kamerave robotike është duke u kontrolluar rrjeti i kanalizimit.

Punonjësit e një kompanie private, me ndihmën e kamerave robotike, në orët e mbrëmjes kontrolluan kanalizimet në rrugën ku ndodhet Konsullata saudite, në të cilën u vra gazetari saudit Jamal Khashoggi.

Punonjësit fillimisht hapën kapakun e pusetës dhe lëshuan kamerën robotike në rrjetin e kanalizimit ndërsa kërkimet ndiqeshin nga ekrani.

Gazetari dhe kolumnisti i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimet turke të sigurisë më herët konfirmuan se Khashoggi nuk është larguar nga konsullata dhe se gjatë kësaj periudhe në konsullatë kishin mbërritur 15 shtetas dhe oficerë sauditë të cilët kanë mbërritur në Turqi me avion special dhe pastaj u larguan nga Turqia.

Pas pretendimeve disa ditore se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, autoritetet e Arabisë Saudite të shtunën e kaluar në mëngjes thanë se Khashoggi u vra gjatë një grindjeje të pretenduar në konsullatë.

Hetimet për vrasjen ende vazhdojnë ndërsa detyra kryesore e hetuesve është gjetja e mbetjeve të Khashoggit dhe gjetja e përgjegjësve për vrasjen.

Burimi:AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne