Trump mbyll Zërin e Amerikës, shqiptarët i bëjnë meme

Nga Armir Shkurti

Nëse do të fitoja zgjedhjet këtu në Shqipëri, pa diskutim do të mbyllja RTSH. Jo përgjithmonë. Do ti jepja kohë dhe mundësi të kthehej në kornizat e ligjit, si televizion publik e jo hozrashot, ku një pjesë e ujqërve të vjetër bëjnë lekë duke shpërdoruar ekranin dhe taksat tona, të tjetër bëjnë propagandën e pushtetit, dhe të gjithë bashkë, rrënojnë këtë pasuri publike për llogari të mediave private…
E mër kurva? Po ju duket se ju erdhi zogu në dorë me mbylljen e Zërit të Amerikës ë? E kam për këlyshat e rilindjes që bëjnë si dijetarë dhe kopila inteligjentë.
Ja u shpjegon lala juve:
E para: Bjondi E MBYLLI nuk E BLEU, siç në Shqipëri pushteti ka bërë me mediat. Trump mund të blejë Groenlandën, Kanadanë, por JO median. Për ju këlyshët që bëni sikur s’e dini, VOA nuk është “media e lirë” apo “media e pavarur” por një ent SHTETËROR që varet nga QEVERIA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS. Kreu i kësaj qeverie, siç mbylli USAID – in dhe agjenci a zyra të tjera të SHBA por që kanë punuar kundër interesave të SHBA, e ka në kompetencën dhe të drejtën e vet mbylljen e një media që ka dalë nga kuadri i vet ligjor.
Përsa i përket LIRISË së shtypit: Është po aq ( në mos më shumë ) i dëmshëm shpërdorimi i lirisë sesa kufizimi. Por, e përsëris: VOA nuk është media e lirë! Është instrument i politikës së jashtme të QEVERISË SË SHBA.
E fundit, por më e rëndësishmja:
E njejta dorë që ka financuar axhendat antiamerikane me para amerikane, axhendat antifamilje me para amerikane, vazhdon të lëvizë fijet e buratinëve sahanlëpirës që rrijnë pas pas Trump, si dhelpra pas boleve të dashit, me shpresën se do ti bien.
Është fat për mua personalisht që Donald Trump është president i SHBA dhe jam krenar dhe i lumtur për nënat që po u lëron çdo këlyshi bushtre atje, këtu dhe kudo.
P.S: Më pëlqeu shumë kjo meme që më nisën dhe po e vë për kunj të gjithë parazitëve që humbën dollarët e deep state dhe trumutëve liberalë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne