Trump: Ne kemi shpenzuar 7 trilion dollar në Lindjen e Mesme, por nuk mund t’i zbresim avionët tanë pa u fikur dritat

Në lidhje me politikën e SHBA-së për Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se: “Kemi shpenzuar 7 trilion dollar në Lindjen e Mesme gjatë 20 viteve të fundit, por ne nuk mund t’i zbresim avionët tanë pa u fikur dritat.”

Trump foli në “Konferencën e Veprimit Politik Konservator” të republikanëve në Uashington.

Trump ndau një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij për ekonominë dhe anulimin e marrëveshjeve tregtare të nënshkruara nga administratat e mëparshme gjatë presidencës së tij, si dhe bëri vlerësime rreth politikës së SHBA-së për Lindjen e Mesme.

‘PARAT E HARGJUARA NË LINDJE TË MESME NUK DHANË NDONJË REZULTAT POZITIV NË RAJON’

Trump, i cili shpjegoi se SHBA duhet të rinovojë infrastrukturën e saj para se të ndihmojë vendet e tjera, duke shtuar se paratë e shpenzuara në Lindjen e Mesme nuk kanë dhënë rezultate pozitive në rajon.

Duke kujtuar vizitën e tij në Irak, Trump tha se gjatë zbritjes së avionit, u shuan dritat për qëllime sigurie dhe se u befasua shumë për këtë.

Trump u shpreh se: “Kemi shpenzuar 7 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme gjatë 20 viteve të fundit, por nuk mund ta ulim avionin tonë pa i fikur dritat. Kjo është shumë e keqe. Kemi shpenzuar 7 trilionë dollarë dhe ne jemi të detyruar t’i fikim dritat tona gjatë zbritjes.”

‘THASH SE NUK MUND TË PRES 2 VJET PËR T’I DHËNË FUND ISIS-IT’

Duke iu referuar ish sekretarit amerikan të mbrojtjes, Jim Mattis, trump u shpreh se: “Pastaj unë e pyeta një gjeneral se kur do të përfundoj plotësisht ISIS-I. Ai më tha brenda 2 vjetëve. Nuk iu binda kësaj dhe thash se nuk mund të pres 2 vjet dhe shkova në Irak për t’u takuar edhe me të tjerët.”

Trump u shpreh se gjeneralët në Irak i kanë thënë se nëse bazat amerikane në Irak lejojnë që të sulmohet ISIS-i, organizata do të përfundoj brenda dy javësh.

Trump gjithashtu vlerësoi bazën ajrore të al Asad në Anbar i cili zbriti në Irak, dhe u shpreh se: “Baza ajrore në të cilën zbrita është një gjë e pabesueshme. Kemi shpenzuar 3 miliard dollar për ndërtimin e saj. Kjo është një arsye tjetër pse nuk dua të dal nga Iraku. Si mund ta lë atë?”

Nga ana tjetër, në fjalimin e tij, Trump, i cili nuk përmendi tensionin në mes të Indisë dhe Pakistanit, u shpreh se India mori një taksë të lartë doganore nga prodhimet e SHBA-së dhe se SHBA do të aplikoj taksën doganore prej 25 për qind në Indi.

‘DO TË FITOJ EDHE NË ZGJEDHJET E VITIT 2020’

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se ai do të arrij një fitore të madhe edhe në zgjedhjet 2020, do të nënshkruajë një fitore.

Duke folur për ‘Marrëveshjen e Re të Gjelbër’ të prezantuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Demokratëve, Trump u shpreh: “Ata duhet të punojnë shumë për këtë. Nuk ka aeroplan, nuk ka energji. Kur era ndalet është fundi i rrymës suaj. Le të nxitojmë. Të dashur, sot po fryn era. Dua të shikoj televizor, të dashur.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne