Trump përjashton bisedimet me talebanët

SHBA duket se nuk dëshiron të bisedojë më me talebanët afganë, pas një seri sulmesh vdekjeprurëse të regjistruara në Afganistan.

Deklarata erdhi nga Presidenti Donald Trump teksa foli gjatë një dreke pune të hënën me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës së tyre ata pritet të shqyrtojnë pjesë që dyshohet se i përkasin raketave iraniane.

Anëtarët e Këshillit do të kenë mundësinë të shohin pjesë të mëdha mbetjesh të raketave me rreze të shkurtër veprimi, të cilat i prezantoi në muajin dhjetor ambasadorja Nikki Haley gjatë një konference për shtyp në një bazë ushtarake në Uashington.

Haley tha se ato ishin prova “të pamohueshme” se Irani po armatoste ilegalisht rebelët Houthi në Jemen.

Uashingtoni kërkon që Irani të mbahet përgjegjës nga Kombet e Bashkuara për shkelje të një embargoje ndërkombëtare të armëve ndaj rebelëve të Jemenit.

Kjo është pjesë e një strategjie më të madhe të administratës Trump për t’i qëndruar marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, por duke u përpjekur që qëndrimet e tjera negative në rajon të Teheranit t’i sjellin atij pasoja, siç është mbështetja për grupe si Houthi në Jemen dhe Hezbollahu në Liban.

Në dhjetor Haley akuzoi Teheranin se po fshihet pas marrëveshjes bërthamore. Presidenti Trump i ftoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një drekë pune sikurse bëri një vit më parë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne