Trump përshëndet Marrëveshjen e Riadit të arritur mes palëve në konflikt në Jemen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Marrëveshjen e Riadit, me të cilën synohet dhënie fund krizës në jug të Jemenit, e vlerësoi si “një fillim të mirë”.

Presidenti Trump në llogarinë e tij në Twitter i bëri një vlerësim Marrëveshjes së Riadit të arritur mes qeverisë së Jemenit dhe Këshillit të Tranzicionit Jugor në Jemen që mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), me të cilën synohet dhënie fund krizës mes palëve.

“Ky është një fillim shumë i mirë. Ju lutem që të gjithë të punojnë për marrëveshjen përfundimtare”, vlerësoi Trump.

Njësitë “Hizam Emni” të Këshillit të Tranzicionit Jugor të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe, më 10 gusht vënë nën kontroll kryeqytetin e përkohshëm Aden dhe qytetet Ebjen e Shebve.

Gjatë luftimeve në rajon forcat e qeverisë rimorën qytetet në fjalë, por pas sulmeve ajrore të EBA qyteti Aden dhe nënprefektura Zenxhibar e Ebjenit sërish kaluan në kontrollin e forcave të Këshillit të Tranzicionit Jugor.

Pasi Këshilli i Tranzicionit Jugor vuri nën kontroll kryeqytetin e përkohshëm Aden dhe provincat përreth, Arabia Saudite bëri thirrje për dialog mes këshillit dhe qeverisë./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne