Trump shprehet qartë: “Pse po vijnë në Amerikë gjithë këta njerëz nga vendet më të ndyra të botës?”

Presidenti Donald Trump raportohet të ketë thënë se “përse vijnë në SHBA kaq shumë njerëz nga vendet më të “ndyra” të botës, të tilla si El Salvador, Haiti dhe vende të tjera afrikane. Tramp u zemërua në Shtëpinë e Bardhë të enjten kur senatorët Lindsey Graham dhe Dick Durbin propozuan rivendosjen e mbrojtjes për emigrantët nga Haiti, El Salvador dhe disa vende afrikane si pjesë e një marrëveshje dypaleshe emigracioni, raporton Washington Post.

Grupi i senatorëve njoftohet se ka rënë dakord të zvogëlojë programin e lotarisë për vizë me 50 përqind dhe të rikthejë statusin mbrojtës të përkohshëm për emigrantët nga vendet që përballen me fatkeqësi natyrore ose konflikte civile.

“Pse po kemi gjithë këta njerëz që vijnë këtu nga vendet më të ndyra të botës?” Tha Trump, sipas postimit. Raportohet se ai sugjeroi që Shtetet e Bashkuara të marrin më shumë emigrantë nga vende si Norvegjia.

Presidenti amerikan në dukje i mohoi më vonë raportimet me një mesazh në Twitter. “Gjuha e përdorur nga unë në takim ishte e fortë, por nuk ishte kjo gjuha që është raportuar,” shkruan Trump.

Shumë përdorues të mediave sociale, përfshirë edhe disa ligjvënës demokratë i dënuan menjëherë komentet e Trump duke i cilësuar si raciste.

Senatori Richard Blumenthalu tha në MSNBC se komenteve të Trump u vinte era racizëm i hapur.

Politikania Mia Love e lindur nga prindër haitianë, tha se komentet e Trump ishin “të pahijshme, përcarëse, elitiste, jashte vlerave të kombit tonë”. “Prindërit e mi erdhën nga një prej këtyre vendeve, u betuan për besnikëri dhe morën përgjegjësitë qytetare për gjithçka,” tha ajo në deklaratë.

Cedric Richmond tha se komentet e Trump ishin “prova e mëtejshme se axhenda e tij “Le ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, në të vërtetë është kjo axhendë: “Le ta bëjmë Amerikën përsëri të bardhë”

Philip Mudd, ish-zëvendës drejtor i qendrës të antiterrorizmit të CIA-s dhe degës së sigurisë kombëtare të FBI-së, u paraqit në CNN të enjten dhe i quajti fjalët e Trumpit si raciste, duke e quajtur personalisht atë si njeri të ndyrë.

Një numër i madh personalitetesh të famshëm e quajtën Trumpin sahanlëpirës.

Gazetari dhe autori Dan Rather shprehu dicka të ngjashme pa përdorur gjuhën e urrejtjes, duke i quajtur komentet e Trump “të turpshme për të, për vendin dhe për çdo amerikan”.

Shumë u ofenduan në përzgjedhjen e fjalëve. Disa u shqetësuan se mos fëmijët e tyre përdorin fjalorin e presidentit. Moderatori Lawrence O’Donnell i MSNBC-it i këshilloi prindërit që t’i mësonin fëmijët e tyre kuptimin e fjalës “s *** hole”, në mënyrë që ta kuptonin se për çfarë po fliste presidenti.

Rich Lowry, redaktor i National Review, tha për CNN se Trump përdori termin sahan lëpirës, megjithatë shumica e raportuan si “b…lëpirës”.

Megjithatë, shumë nga politikanët nuk u tronditën fare nga komentet e Trump. Në fakt shumë anëtarë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se festuan të enjten.

Gazetari i CNN, Kaitlan Collins tha se Shtëpia e Bardhë nuk është shqetësuar nga komentet e Trump.

Shumë nga të djathtët u pajtuan me Trump se me të vërtet shtetet e përmendura ishin “b….lëpirës”. Shumë prej tyre gjithashtu pajtohen se Trump duhet të kufizojë numrin e njerëzve që vijnë në SHBA nga këto vende.

Ndërsa shumë republikanë i pëlqyen komentet e Trump, senatori Orrin Hatch tha se ai shpreson të marrë “një shpjegim më të detajuar lidhur me komentet e Presidentit”.

“Ajo që e bën Amerikën kaq të veçantë është se ne mirëpresim më të mirët dhe më të zgjuarit në botë, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës,” tha Hatch në Twitter./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne