Video/”Burg, burg, burg!” Kryeministri Rama pritet me protesta në Lezhë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Ai ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe po zhvillon mbledhjen e radhës në qytetin bregdetar ndërsa jashtë godinës protestojnë banorët e fshatit Torovicë. Në video dëgjohen protestuesit që tharrasin në kor “burg, burg, burg! Në prokurori të shkoni të gjithë.”

Banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës që lidh këtë fshat me qytetin e Lezhës në njërin kah dhe me Shkodrën në kahun tjetër. Sipas banorëve, rruga u është premtuar disa herë nga deputetët e PS të cilëve u kanë dhënë votat pikërisht për të asfaltuar rrugën. Sipas tyre, ku është një premtim i pambajtur.

Përpara protestuesve doli ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, që është deputete e zonës. Ajo u përpoq ti qetësonte por protestuesit nuk ndaluan së thirruri: “Turp tu vijë, turp Lindita Nikolla. Ikni nga Lezha”

Banorët janë organizuar që në mëngjes për këtë protestë, por policia tentoi ti ndalojë. Më herët u njoftua shoqërimi në komisariat i katër banorëve të fshatit Torrovicë, të cilët u ndaluan në hyrje të fshatit Balldre. Ata po ashtu thanë se janë mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë gjithë ditës.

*Pamje të protestës

*Postoblloku i policisë në fshatin Balldre

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne