Trump: Takim i mundshëm me Rouhanin në New York

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se ekziston mundësi për t’u takuar me presidentin e Iranit, Hassan Rouhani në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

“Gjithçka është e mundur. Ata dëshirojnë t’i zgjidhin problemet e tyre. Ne këtë mund ta zgjidhim në afat prej 24 orëve”, tha Trump, duke aluduar për inflacionin në Iran.

Trump më herët disa herë thoshte se është i gatshëm për bisedime me politikanët iranianë, por Teherani zyrtar refuzonte çfarë do bisedimesh me Washingtonin pa heqjen paraprake të sanksioneve.

“Teherani do t’i japë Evropës edhe dy muaj shtesë për të shpëtuar marrëveshjen”, tha të mërkurën Rouhani, ndërsa një hua prej 15 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian mbetet në tryezë, e cila synon të mbrojë ekonominë e Iranit nga sanksionet e SHBA-ve.

Irani kërkon nga vendet evropiane që ishin pjesë e marrëveshjes për të atë pas tërheqjes së SHBA-ve në maj të vitit 2018 nga marrëveshja bërthamore.

Për të mbrojtur marrëveshjen, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania formuan një mekanizëm që ndihmon dhe siguron operatorët ekonomikë që ndjekin biznesin e ligjshëm me Iranin.

Seanca e 74-të e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të hapet më 17 shtator./aa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne