Trump vendos të hapë dosjen e vrasjes së John F. Kennedy: Kush fshihet pas vrasjes së tij?

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se do të lejojë hapjen e dokumenteve të klasifikuara lidhur me vrasjen e ish-Presidentit John F. Kennedy në nëntor 1963.

“Në varësi të marrjes së informatave të mëtejshme, unë si President, do të lejoj që të hapen dosjet e klasifikuara si tepër sekrete për një kohë të gjatë të vrasjes së John F. Kennedy “,tha Trump. Më shumë se 3,000 dokumente që lidhen me vrasjen e John F. Kennedy janë planifikuar të bëhen publike javën e ardhshme nga Arkivat Kombëtare të SHBA. Megjithatë, revista Politico njoftoi të premten se administrata Trump dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë do të bllokonin lëshimin e informacionit specifik lidhur me vrasjen e Kennedy.Megjithëse kanë kaluar shumë vite nga vrasja e John F. Kennedy, ende ka shumë paqartësi lidhur me vrasjen e tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne