Tsunami në Indonezi: Koncertin e rockut e “merr lumi”, viktima e shkatërrime (video)

Tsunami më i fundit në Indonezi, ai i të shtunës në mbrëmje, ka patur si simbol tmerri gëlltitjen e një koncerti rocku, përfshirë grupin dhe spektatorët. Paraprakisht është dhënë shifra e 168 të vdekurve dhe 745 të plagosurve. Tsunami goditi në bregun e Sunda Sundown të shtunën në mbrëmje, njoftoi qeveria indoneziane.

Shkaku më i mundshëm, u tha të jetë shpërthimi i vullkanit Krakatau. Fotografi norvegjez Oystein L. Andersen regjistroi një shpërthim të vullkanit Krakata dy orë e gjysmë para tcunamit.

Vdekjet u regjistruan në rajonet e Pandegland, South Lampung dhe Serang.

Sutopo Purwo Nugroho, një zëdhënëse e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se numri i viktimave pritet të rritet në mënyrë të qëndrueshme, por ai i kërkoi qytetarëve të qëndronin të qetë.

Fotot e publikuara nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive tregojnë pasojat e një tsunamit, përmbytje rrugësh dhe makina të përmbysura, si dhe një video që tregon popullatën lokale që ikën nga goditjet e valëve.

Por më të rënda kanë qenë pamjet e një koncerti, ku vala e ujit rrafshon skenën dhe mbyt gjithçka. Grupit që po performonte, i mbetet kënga e pambaruar! Koncerti i grupit vendas Seventeen po jepej në një plazh kur papritmas vala morri gjithçka.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne