Akt i paprecedentë, Presidenti i Ukrainës detyron kishën që të ndërrojë emrin

Kisha Ortodokse e ka kundërshtuar këtë masë, duke thënë se ligji paraqet shkelje të lirisë së fesë dhe shembull të ndërhyrjes shtetërore në çështjet fetare.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka nënshkruar një ligj që shkel lirinë e fesë dhe që përbën një shembull të ndërhyrjes shtetërore në çështjet fetare. Me anë të këtij ligji presidenti ukrainas e detyron Kishën Ortodokse të Patriarkanës së Moskës të vendosë një emër që e tregon lidhjen me Kishën Ortodokse Ruse që gjendet në Moskë. Ligji kërkon që kjo lidhje të bëhet e qartë edhe përmes emrit.

Ligji i ri po vlerësohet si përpjekja më e re e Ukrainës për ta krijuar kishën e vet ortodokse, plotësisht të pavarur nga Moska. Në tetorin e kaluar, Patriarku i Parë i Stambollit e shfuqizoi një rregull shekullor që e vendoste Kishën Ortodokse Ukrainase nën varësinë e Patriarkanës së Moskës. Në kundërpërgjigje të këtij vendimi, Kisha Ortodokse Ruse i ndërpreu marrëdhëniet me patriarkun e Stambollit.

Poroshenko deklaroi se ligji i ri do ta bënte më të lehtë për besimtarët ortodoksë që të zgjedhin mes kishës së re dhe kishës së varur nga Moska. “Është më e lehtë të bëhet zgjedhja kur gjërat thirren me emrat e tyre”, tha ai. Në anën tjetër, Kisha Ortodokse e ka kundërshtuar këtë masë, duke thënë se ligji paraqet shkelje të lirisë së fesë dhe shembull të ndërhyrjes shtetërore në çështjet fetare, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne